Ambasadorja, Luela Hajdaraga: Vizita e Ramës një ditë historike për komunitetin shqiptar në Greqi
Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga e cilësoi si historik takimin e kryeministrit Edi Rama me komunitetin e shqiptarëve në Athinë.
Hajdaraga e cilësoi atë si kuvendin më të madh të diasporës shqiptare.
“Nga kjo sallë, ku janë drejtuar sytë e bashkatdhetarëve përcjellim valë dashurie drejt atdheut tonë dhe i bashkohemi misionit “Krenar për Shqipërinë“, tha ajo.
Sipas ambasadores Hajdaraga, ky rrugëtim nuk mund të niste më emocionalisht se sa nga Greqia, vendi që hapi krahët dhe u bë strehë e ngrohtë për komunitetin më të madh jashtë kufijve.
Dhe shqiptarët, u shpreh ajo, dinë të jenë mirënjohës dhe të vlerësojnë.
“Prandaj puna e tyre në këto dekada në Greqi, ka ngritur në majat më të larta emrin e shqiptarit. Ardhja e kryeministrit shqiptar në Athinë është vëmendje e vazhdueshme, ndaj komuniteti shqiptar në Greqi dhe ditë historike”, deklaroi Hajdaraga.
Ambasadorja shqiptare në Greqi shtoi: “Ndaj le ta shfrytëzojmë ditën e sotme si një tjetër mundësi për rienergjizimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieve unike mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Një marrëdhënie që ushqehet nga qëllimi i pastër për të lartësuar Shqipërinë deri në fund duke besuar se ëndrrat marrin jetë kur jemi të gjithë së bashku”.
ATSH
KOHA JONË SONDAZH

