Ambasadorja Kim përshëndet dekretin e Presidentit Meta për anëtarin e 10-të të Gjykatës së Lartë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka përshëndetur dekretin e Presidentit Ilir Meta për anëtarin e 10 të Gjykatës së Lartë, teksa shkruan se mirëpret bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi.

Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Presidenca e gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu i mundëson të emërojë gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese“, shkruan ambasadorja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?