Ambasadorja: Vetoja çeke s’qe për CEZ-in, po vetëm për reformat

Ambasadorja çeke në Tiranë, Bronislava Tomasova e quan një çështje politike të vendit, aferën e CEZ-it dhe thotë se kjo çështje nuk ka qënë një kusht për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë, nga ana e Çekisë.

“Si diplomate e huaj nuk dua të komentoj një çështje që e quaj si një çështje ndërpolitike në vend. Në fakt, dua t'u kujtoj të gjithëve që sundimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur janë shumë të rëndësishme për operimin e kompanive dhe për zhvillimin e suksesshëm të punës së tyre në vend, dhe prosperitetin e vendit tuaj. Mendoj që gazetari e ka ndjekur çështjen që përpara statusit kandidat. Në fakt, KE dhe BB kanë mbështetur marrëveshjen e qeverisë shqiptare dhe CEZ. Në fakt, kur ne japim statusin për një vend gjithmonë konsiderojmë se si kanë ecur reformat në atë vend”, tha Bronislava Tomasova, ambasadorja e Çekisë në Tiranë.

Ambasadorja çeke, nga Elbasani shprehet se reformat e Shqipërisë do të diskutohen në Këshillin e Europës në dhjetor të këtij viti, pas prezantimit të projektraportit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?