Ambasadorja Yuri Kim citon Ramën: Ne kemi zgjedhur NATO-n dhe BE-në, nuk jemi detyruar

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka cituar dy deklarata të kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë më parë në Moskë, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Kim publikon deklaratën e Lavrov dhe korrigjimin e Ramës që thotë se Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me aleatët e mëdhenj, NATO dhe BE, sepse është e detyruar por sepse ka zgjedhur vetë.

LAVROV: Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie bilaterale aq intensive, sepse Kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleati i saj …”

Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE. Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga ata shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhënie të zhvilluara miqësore, bashkëpunim të dobishëm e të ndërsjellë, në tregti, investime dhe ekonomi.

RAMA: Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj, me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur.

Askush nuk na detyron neve. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.

SHKARKO APP