Ambasadorja Yuri Kim: Mbështesim Ballkanin e Hapur që kontribuon për procesin e integrimit në BE

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët ditën e sotme dhe deklaroi mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”.

Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vete.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë përpjekjet, përfshirë dhe Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të jenë konseguente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që janë të hapur për 6 vendet”, deklaroi ambasadorja Kim.

SHKARKO APP