Ambasadorja Yuri Kim publikon memorandumin kundër korrupsionit
Ambasadorja amerikane të Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar sot memorandumin kundër korrupsionit duke dhënë sërish një mesazh të fortë për ata që janë të përfshirë në këtë proces të kundërligjshëm.
Përmes një postimi në twitter, diplomatja thekson se për personat e shpallur non grata nuk negociohet dhe askush nuk duhet të pretendojë se ishte “ndërmjetës”.
“Përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë përcaktuar (non grata) mund të fajësonë për komplote, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se Amerika do të kërkojë llogari për ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan Yuri Kim
.