Ambasadorja Yuri Kim reagon për arrestimin e Fatos Tushes: Askush s’është mbi ligjin
Ambasorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me arrestimet e fundit nga SPAK në bashkinë e Lushnjës, përfshirë dhe kreun e kësaj bashkie, Fatos Tushe.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan se tashmë është koha për të ndaluar dhe për të kuptuar se askush nuk është mbi ligjin.
“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pavarësisht sa të fuqishëm mendoni se jeni, tani është koha të merrni parasysh ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin“, shkruan Yuri Kim në reagimin e saj.
If you are engaged in corruption – no matter how powerful you think you are – now is the time to consider the impact your actions will have on your family & country. Now is the time to consider whether it’s worth going to prison. Now is the time to stop. No one is above the law.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 6, 2021
KOHA JONË SONDAZH

