“Amerikanët duan të zëvendësojnë opozitën”, Manjani: Për ju trutharë të Ralf Hajdarit

Nga Ylli Manjani

Teza e re që artikulohet nga zëdhënia qeveritare është:

Amerikanët duan të zëvendësojnë opozitën legjitime me opozitën e re, me të që është në parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë qëllim Rama do bëjë një reformë zgjedhore me opozitën e re, pra me Ralf Hajdarin &co…
————————-
Kjo tezë trutharësh nuk meriton vemendje, por për fat të keq artikulohet nga njerëz që marrin hapësirë mediatike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Le të ngremë disa pyetje për ta zbërthyer më mirë:

1. Ja ta zëmë se e bënë edhe reformën zgjedhore, si do shfaroset opozita ekzistuese legjitime?! Me Kod zgjedhor?! Po votat e të paktën gjysmës së votuesve si do ti shfarosë ky kodi?!

2. Vërtetë trutharët mendojnë se ata që luajnë rolin e opozitës në atë pisllëk parlament vlejnë ndonjë votë?! Ndonjë lek nga qeveria edhe vlejnë, por votë jo.

3. Ja ta zëmë se u shfaros nga faqa e dheut opozita, a u zgjidh problemi i Shqipërisë?! Deri më sot kishim mësuar që problemi gjithnjë është qeveria, por trutharëve ju del opozita….

Fundi i kësaj historie është krejt i thjeshtë: si të duan ta bëjnë ligjin, ku të duan ti numërojnë votat, sa të duan polic e gaz lotsjellës të hedhin, ti mbledhin të gjithë të fortët e rajonit po të duan, kur të duan ta lenë datën e zgjedhjeve, pikërisht atë ditë janë të mbaruar!

Janë të mbaruar rilindasit dhe opozitarucët e tyre FAKE!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?