Ana Leka: Reforma në Drejtësi, një eksperiment i dështuar, e kapur nga qeveria

Nga Prof. Dr. Ana Leka:

Tre qëllimet kryesore të Reformës në Drejtësi ishin: 1) Pavarësia e sistemit të Drejtësisë 2) Drejtësi e pa kapur nga politika 3) Çlirimi nga korrupsioni dhe paaftësia. Të tre qëllimet dështuan. Fajtore për këtë është vetëm mazhoranca qeverisëse me qëllimin e saj për ta sabotuar Reformën në Drejtësi të votuar unanimisht me 140 vota në Parlament përmes ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016. Por, fajtorë janë edhe ata ndërkombëtarë që me verbëri apo me dijeni të plotë, apo për interesa të caktuara, për të justifikuar qindra miliona eurosh të taksapaguesve të tyre, apo edhe thjesht për ta shndërruar Shqipërinë në një laborator eksperimental, vazhdojnë ta mbajnë lart emrin e Reformës edhe kur shprehen se ajo ka të meta dhe është e papërsosur. Reforma në Drejtësi rezultoi një eksperiment i rrezikshëm. Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë u krye me disa vite vonesë dhe me efekte shumë të rënda për rendin kushtetues të vendit, solli dëme financiare dhe kaos e konflikte të shumta ndërinstitucionale.

Ja si dështuan të 9-të shtyllat e Reformës në Drejtësi:

Prokurori i Përgjithshëm

E gjithë kriza politike, institucionale dhe kushtetuese e viteve të fundit e ka burimin tek zgjedhja në mënyrë anti-kushtetuese e Prokurotit të Përgjithshëm.

– Dhjetor 2017 u votua Prokurori i Përkohshëm i Përgjithshëm: vetëm nga një parti (PS) me 69 vota nga 84 të përcaktuara në Kushtetutë.

– Në kundërshtim me Nenin 179/13 të Kushtetutës.

– Termi dhe detyra e Prokurore e Përkoshme e Përgjithshme nuk rezulton aspak në Kushtetutë.

– Për 2 vite zgjedhja anti-kushtetuese e PPP Arta Marku krijoi krizën më të madhe institucionale dhe politike në 30 vitet e fundit.

– Mundësoi kapjen e institucioneve hetimore nga PS,

– Pengoi hetimin e dosjeve 185 dhe 339 që përfshinin krimet zgjedhore dhe përfshirjen e qeverisë dhe bashkive me krimin e organizuar.

– Caktoi në KLP njerëzit e PS duke siguruar shumicën e anëtarëve.

– Dhjetor 2019 zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm – dy vite me vonesë, sërish vetëm me votat e një partie (PS)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

– Kryetar i KED, Ardian Dvorani, kamikaz i PS.

– Ardian Dvorani u caktua Kryetar i KED sikurse edhe anëtar i Gjykatës së Lartë prej 16 vitesh, ndonëse Kushtetuta parashikon mandat 9 vjeçar.

– U konfirmua në detyrë nga vetting-u, ndonëse kishte harruar të deklaronte një shumë parash prej 85 mijë eurosh.

– Bllokoi KED për 2 vite (2017-2018)

– Kjo bëri që i gjithë sistemi i drejtësisë të ishte jashtë kontrollit për periudhën 2016-2019.

– Mos-funksionimi në vitet 2017 dhe 2018 humbi kohë të vlefshme që mund të kishte shmangur krizën kushtetuese duke plotësuar vakancat e reja në Gjykatën Kushtetuese

– Si rezultat pengoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

– Kreu i KED mori vendime personale dhe jo kolegjale të KED

– Nuk lejoi Avokatin e Popullit në mbledhjet e KED

– Nuk publikoi minutat e takimeve të KED

– Vonoi dërgimin e listave të anëtarëve të GJK

– Tentoi të shtynte Presidentin e Republikës të shkelte Kushtetutën dhe ligjet.

– Shkaktoi krizë të thellë institucionale dhe kolaps Kushtetues.

Gjykata Kushtetuese (GJK)
– Jo funksionale prej 3 vitesh.

– Asnjë vend në Europë dhe NATO nuk wshtw pa Gjykatë Kushtetuese.

– Eliminoi sistemin e llogaridhënien së qeverisë. Në mungesë të saj Qeveria ka miratuar me dhjetra ligje anti-kushtetuese dhe korruptive me dëme të mëdha financiare për vendin dhe në dëm të të drejtave themeltare të qytetarëve shqiptarë.

– Eliminoi sigurinë e rendit kushtetues në Shqipëri.

– Çështjet më të rëndësishme për vendin të pashqyrtuara, si: Legjitimiteti i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit / Projekte të dyshimta qindra miliona eurosh të PPP-ve / Projekti për teatrin, etj.

– 3 vite pa GJK = 3 vite Shqipëria pa Kushtetutë.

Gjykata e Lartë
– Jo funksionale prej 3 vitesh.

– 36,000 dosje të qytetarëve të thjeshtë të pashqyrtuara – të cilat tashmë kërkojnë 30 vite.

– Shkelje e të drejtave të njeriut për një proces të drejtë gjyqësor.

– Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 3 anëtar dhe një gjyqtar me mandate tw pwrfunduar para 7 vitesh.

– Prandaj, Gjykata e Lartë nuk mund të emërojë tre anëtarët e saj të Gjykatës Kushtetuese siç parashikohet me nenin 125 të Kushtetutës. (Neni 125 i Kushtetutës nuk parashikonte një situatë në të cilën Gjykata e Lartë nuk do të mund të emëronte anëtarët e Gjykatës Kushtetuese)

– Mungesa e Gjykatës së Lartë mund të jetë edhe më kritike për stabilitetin e Shqipërisë sesa mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

– Çështjeve nga gjykatat e shkallëve më të ulëta nuk mund t’u jepen vendime dhe Shqipëria shkel sistematikisht të drejtën për një gjykim të drejtë brenda një afati të arsyeshëm.

– Kjo mund të prodhojë raste të shumta që do të përfundojnë para Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasbourg.

– Si rrjedhojë kosto jashtëzakonisht e madhe financiare për vendin.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë: Gent Ibrahimi u vendos në krye të Këshillin e Lartë të Prokurorisë
– Gent Ibrahimi është kunat (burri i motrës) i deputetes së Kuvendit të Shqipërisë Mimi Kodheli, ish-Ministre e Mbrojtjes në Kabinetin qeveritar Rama 1 dhe aktualisht Kryetare e Komisionit të Jashtëm në Kuvend.

– I zgjedhur në konflikt të pastër interesi dhe në kundërshtim me kërkesat e ligjit gjatë procesit të përzgjedhjes, pasi ka qenë ekspert i lartë në hartimin e reformës në drejtësi dhe ligjet i ka projektuar për t’u emëruar vetë.

– Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Kuvendit se Gent Ibrahimi, nuk përmbushte kushtin e vjetërsisë në punë si pedagog i Shkollës së Magjistraturës por ky rekomandim i ONM nuk u pranua nga Kuvendi dhe Gent Ibrahimi u zgjodh anëtar i KLP.

– Pra, KLP e varur qartazi nga politika.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit
– Naureda Llagami Kryetare e KLGJ-së e lidhur ngushtë me PS dhe figura të larta të saj.

– Është mike e ngushtë me Klodilta Ferhati deputete e Partisë Socialiste anëtare e Komisionit të Ligjeve në Kuvend.

– KLGJ e kapur nga PS.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK
– Arben Kraja, kryetar i SPAK një hetues në diktaturë, të cilin ish-kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit Agron Tufa e denoncoi duke publikuar një procesverbal ku tregohet se prej vitit 1988 deri në 1991 ka punuar si hetues në Shkodër.

– Më 27 korrik 1990, Kraja ka urdhëruar arrestimin e një personi nga Shkodra, i quajtur Beniamin Bizi, i cili akuzohet për “kryerjen e veprave që bien në kundërshtim me normat e moralit komunist”.

– Ky fakt rrëzoi pritshmërinë e opinionit publik për hetim të drejtë në nivelet e larta.

– SPAK nisi aktivitetin e saj me çështje minore dhe jo për çështjet madhore siç janë dosjet 184 dhe 339.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë
– Duhej të ishte ngritur në Shkurt 2017, ILD u zgjodh në Janar 2020.

– ILD, Artur Metani, i kapur nga qeveria.

– Metani është i zgjedhur në kundërshtim me ligjin që parashikon se gjatë dhjetë viteve të fundit ILD nuk duhet të ketë patur asnjë post politik. Metani e ka shkelur këtë parashikim të ligjit pasi ai ka punuar si Drejtor i Legjislacionit në Kryeministri me Kryeministrin Rama dhe është vëllai i deputetes aktuale të PS

Vetting-u
– Shumica e anëtarëve të organeve të vetting-ut janë të lidhur ngushtë me PS.

– Procesi i vetting-ut po përdoret gjerësisht si shantazh ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe kundër anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, të cilët ende nuk i janë nënshtruar këtij procesi.

– Vetting-u u përdor publikisht nga KM dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja si shantazh për gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e KED dhe institucioneve të reja.

– Zgjati një kohë të gjatë në secilin rast individual.

– Për një person të vetëm duheshin të shqyrtoheshin dosje prej më shumë se 10.000 faqeve

– Disa persona nuk e kaluan vetting-un sepse bashkëshorti/bashkëshortja e tyre nuk mund të shpjegonte disa të ardhura të fituara shumë kohë para se të martoheshin.

– Pati zbatim tepër të ngurtë të afateve procedurale edhe kur ishte e pamundur në kohë për të siguruar dokumentacionin.

– Pati efekt më të zgjeruar se sa ishte parashikuar dhe dëmtoi e vonoi ngritjen e institucioneve të drejtësisë.

-Dhe së fundmi, rasti Luan Daci, që ia shtoi edhe më shumë dyshimin në vlefshmërinë dhe integritenin e vetting-ut.

Kjo është Reforma në Drejtësi. Një eksperiment i dështuar që prodhon vetëm kaos, kapje nga politika, dëme ndaj vendit dhe padrejtësi tek qytetarët.

SHKARKO APP