Analistët: Propozimi i PD-së është një lojë për të spostuar vëmendjen nga sherret mes Bashës dhe Berishës

Në të gjitha kanalet kryesore televizive këtë të enjte diskutohet në lidhje me propozimet e bëra publike nga PD-ja për Vetting të politikanëve, duke futur duart prapë për të ndryshuar Kushtetutën.

Në të gjitha studiot ishin përfaqësues të PD-së ku kishin përballë analistë të njohur, por edhe konstitucionalistë.

Të gjithë, përveç PD-së, theksuan se kjo është një lojë momentale e Lulzim Bashës për të spostuar vëmendjen e publikut nga sherrnaja e madhe në PD mes Berishës dhe Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke ditur se prekin popullin me gjoja Vetting të politikanëve nga SPAK, natyrisht duke prekur Kushtetutën, përsëri për nevoja momentale politike selia blu ka propozuar këto amendamente kushtetuese me terma populistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të vertetë kjo që kërkon PD-ja ku SPAK-ut i jepet edhe rol administrues ndërkohë që ai ka rol penaliteti, pra të heton dhe të arreston, tregon se thelbi i propozimeve mbetet antikushtetues dhe populist.

Analistët dhe konstitucionalistët në të gjitha studiot e kanaleve televizive ishin në një mendje: Duhen forcuar institucionet që janë sot që të jenë sa më të pavarura nga politika ku të hetojnë dhe arrestojnë politikanë problematikë me ligjin. Dhe jo duke krijuar prapë një institucion shtesë që nuk zgjidh asgjë, përkundrazi e ngatërron hetimin e tyre.

Pra e gjithë kjo tymnajë e PD-së zhvillohet për të spostuar publikun nga debati në selinë blu ku nuk dihet fati i Bashës dhe i Berishës, pas kësaj përballje jetike mes tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?