Analisti i njohur europian: Lufta bërthamore do të ndodhë vetëm nëse Ukraina do të sulmonte Krimenë, ose…
Intelektuali i njohur europian, studiuesi bullgar, Ivan Krastev nuk mendon se lufta në Ukrainë do të marrë fund së shpejti. Kriza financiare, inflacioni e çmimet e energjisë do të shkaktojnë “turbulenca të mëdha” në BE.
Ai ka folur për DW.
Pyetjes se “Gjithnjë thuhet se SHBA dhe Rusia kanë qenë në prag të një lufte atomike. A mendoni dhe ju kështu?”, ai u përgjigj: “Ky rrezik ekziston, por aktualisht nuk është shumë serioz. Sepse e vetmja gë që rusët dhe amerikanët janë duke bërë së bashku me mjeshtëri, është shmangia e një shkallëzimi nuklear. Por rreziku më i madh vjen nga centralet atomik ukrainase. Luftimet zhvillohen në afërsi të rrezikshme me impiantet atomike, një gabim i vogël ose pakujdesi njerëzore do të çonte në zhvillime dramatike. Përdorimi i armëve atomike mund të ndodhë nëse Ukraina korr fitore të mëdha ushtarake. Ose nëse Kievi do të përpiqej të rimerrte Krimenë”.
KOHA JONË SONDAZH

