Analisti Spahiu: Tradhti nëse Asociacioni do të bëhet pa u ngritur flamuri i Kosovës në Beograd

Analisti Nexhmedin Spahiu, thotë se nëse bëhet asociacioni i komunave me shumicë serbe në Veri, pa u ngritur flamuri i Kosovës në Beograd, do të përbënte tradhti Kombëtare.

Për të nëse arrihet marrëveshja për hapjen e përfaqësive të Kosovës në Beograd dhe asociacioni bëhet në këmbim të kësaj marrëveshjeje, atëherë do të jetë një sukses jo vetëm i Kurtit, por i gjithë Kosovës.

“Nuk është çështja këtu bëhet apo nuk bëhet asociacioni. Nëse bëhet pa u ngritur flamuri i Kosovës në Beograd, përbën tradhti kombëtare, përbën një lëshim. Nëse bëhet, por paralelisht me ngritjen e flamurit të Kosovës në Beograd, do të përbënte një sukses për Kurtin dhe nuk ka pse ta ndajë atë me opozitën.

Të gjitha kritikat e mia ndaj qasjes së Kurtit kanë të bëjnë me atë që ai duhet të jetë sa më i qartë me atë që ‘po do ta bëj asociacionin kur të ngrihet flamuri i Kosovës në Beograd’. Mbetet për t’u parë edhe angazhimi i Vuçiç me ngritjen e misioneve diplomatike të Kosovës në Beograd.

Në KS të OKB Kurti tha hajde ta nënshkruajmë marrëveshjen. Ai mund të thoshte atje ‘thoni datën kur do hapni misionin, që të them datën kur do e bëjmë asociaionin’. SHBA dhe BE janë pajtuar që nuk ka rëndësi të nënshkruhet marrëveshja, por të zbatohet”, tha Spahiu në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP