Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:03 “Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë Mbi 400 shkolla në Gjermani kanë marrë kërcënime me bombë mëngjesin e kësaj të hëne, 23 nëntor, përmes email-eve me titull “Ju pret vdekja”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza e DW: Gjermanët nuk u besojnë më institucioneve të tyre

Politikë E martë, 22 Gusht 2023 10:30
Analiza e DW: Gjermanët nuk u besojnë më institucioneve të tyre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mosmbajtja e orëve të mësimit për shkak të mungesës së mësuesve në shkolla, bashkitë që nuk kanë më ku të strehojnë refugjatët, pritjet e përjetshme për zgjatje apo lëshim dokumentesh dhe më në fund një bilanc katastrofik vonesash në hekurudhë: lista e problemeve të shtetit gjerman është e gjatë. Kjo ndikon në disponimin e qytetarëve.

Një studim i publikuar këtë javë tregoi se vetëm 27 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se shteti është në gjendje të bëjë punën e tij. Ndërsa 69 për qind besojnë se institucionet shtetërore janë të mbingarkuara dhe se kryerja e detyrave për të cilat qytetarët paguajnë taksat është përtej mundësive të tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Numra të frikshëm

“Numrat janë të frikshëm,” thotë Ulrich Silberbach, president i Shoqatës Gjermane të Nëpunësve Civil (dbb), i cili autorizoi studimin. Ai thotë se “peshku qelbet nga koka” dhe kritikon stilin e keq të qeverisjes së koalicionit të tanishëm. “Në zyrën e kancelarit kemi një person që thotë se qytetarët do të kenë udhëheqje nëse duan të kenë të tillë. Por duket se qytetarët e perceptojnë ndryshe këtë”, kritikon kreu i sindikatës së punonjësve të qytetit dhe shton: “Pakënaqësinë ndaj strukturave në pushtet e ndjejnë në radhë të parë nëpunësit civilë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ata nga ana tjetër presin mbështetje nga qeveria në kryerjen e punës së tyre të përditshme. Kjo përfshin kryesisht më shumë punonjës, paga më të mira dhe investime në digjitalizimin e administratës publike, e cila ka mbetur prapa vendeve të tjera të zhvilluara. “Vendimi i qeverisë për të ulur fondet për digjitalizimin nga 377 në 3,3 milionë euro është një sinjal krejtësisht i gabuar”, përfundon Silberbach.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Problemi më i madh – refugjatët

Një vështrim më i detajuar i sondazhit tregon se qytetarët janë veçanërisht të pakënaqur me mënyrën se si po tratjohet problemi i refugjatëve. 26 për qind e të anketuarve mendojnë se ky është problemi më i madh i shtetit, i cili po shfrytëzohet nga krahu i djathtë radikal politik, kryesisht nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD). Kjo parti po përfiton politikisht nga tema e refugjatëve, e cila është shndërruar në problem të madh jo vetëm në lindje por edhe në pjesën perëndimore të Gjermanisë. Qytetarët e perceptojnë ruajtjen e drejtësisë sociale në shoqëri si detyrën më të rëndësishme të shtetit. Lufta kundër ndryshimeve klimatike, që qeveria aktuale e rendit si detyrën më të rëndësishme, nuk është më aq e rëndësishme për qytetarët.

Ndarja në Lindje dhe Perëndim

Por Manfred Güllner, drejtor i Institutit Forsa, i cili kreu këtë studim të opinionit publik, beson se sondazhi tregoi gjithashtu dallime të mëdha në prioritetet e detyrave shtetërore kur bëhet fjalë për pjesët perëndimore dhe lindore të vendit. Investimi në luftën kundër ndryshimeve klimatike është shumë më i rëndësishëm për qytetarët në Perëndim sesa në Lindje të vendit ku çështjet sociale kanë prioritet. “Këto lloj dallimesh shkaktojnë frikë”, thotë Güllner.

Partia AfD, si kritiku më i madh i qeverisë së Olaf Scholzit, po përjeton së fundi një rritje të madhe të popullaritetit në lindje të vendit. Për votuesit e AfD-së, lufta kundër ndryshimeve klimatike nuk luan asnjë rol. Ndërsa për votuesit e partisë ekologjiste, të cilët kryesisht jetojnë në Perëndim të vendit dhe në qendrat urbane, investimi në standardet mjedisore është detyra më e rëndësishme e shtetit./DW

Etiketat e lidhura

DW
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Tani

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO
Para 1 minute

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampionatit
Para 2 minutash

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampio...

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 13 minutash

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.