Analiza e Kongresit të PS/Prioritetet e kryeministrit Rama
Nga Herion Mesi-
Edi Rama sot në Kongresin e 30 vjetorit të PS-së ishte konçiz, falenderues, i rreptë dhe largpamës.
Nuk po merremi me Edi Ramën e para 25 prillit 2020. Ajo periudhë e para zgjedhjeve kërkon analizë të veçantë ose është botuar përditë në KOHA JONE; kritike dhe e pamëshirshme. Edi Rama i para 25 prillit ishte ashtu sikurse e kemi portretizuar se Opozita ishte tradhtare e interesave popullore opozitare dhe aspak dinjitoze në përballje.
Sot Edi Rama, me një mandat të tretë dhe tashmë të vulosur nga KQZ, KAS, Kolegji Zgjedhor dhe njohur nga SHBA e BE, ishte një lider tjetër. Disa herë theksoi se nuk do përgjigjet sulmeve politike me sulme, akuzave me akuza, apo protestave me dhunë si dikur.
Kjo ishte ajo që dukej mes rrjeshtave të fjalimit të tij.
Pak para tij ishte Gramoz Ruçi që iku nga politika aktive, një shembull që grushtoi Sali Berishën. Ruçi iku, por la pas një re tymi për ish-liderin demokrat, që më mirë të merrte PD-në se sa rri nën hijen e SHQUP-it.
Por duke vazhduar te fjalimi dhe mesazhet e kryeministrit mund të themi se sot Edi Rama shpalosi prioritetet për dekadën e re, pra deri në 2030, çka nënkuptonte se edhe zgjedhjet e tjera (me punët e këtij katëvjeçari që do fillojë në shtator) ai, pra PS-ja do jenë në pushtet deri në 2029.
Edi Rama theksoi prioritetet nga teknologjia tek infrastruktura, nga punësimi dhe ekonomia, por duke i shpallur hapur luftë nepotizmit, pikërisht duke e filluar nga vetë PS. Ai deklaroi se administrata do ketë reformë të thellë, pra që ti sherbejë qytetarit e jo pushtetarit.
Kryeministri foli!
Mbetet të presim shtatorin në parlament që këto të kalojnë në votimin parlamentar dhe më pas, konkretizimin.
Natyrisht këto ishin program, fjalë të thëna në publik dhe publiku do ti gjykojë në katër vitet 2021-2025.