Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza nga Zëri i Amerikës: Roli i kandidatëve për nënpresident në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Bota E enjte, 8 Gusht 2024 17:17
Analiza nga Zëri i Amerikës: Roli i kandidatëve për nënpresident në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur kandidatët e tyre për nënpresidentë Tim Walz dhe JD Vance, shtrohet pyetja nëse ata do të ndihmojnë demokratët dhe republikanët të rrisin shanset për të fituar në zgjedhjet e nëntorit. Por çfarë roli kanë luajtur historikisht kandidatët për nënpresidentë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara?

Nënpresidentja Kamala Harris e prezantoi me entusiazëm të martën në Pensilvani Guvernatorin e Minesotës Tim Walz, si kandidatin e përzgjedhur prej saj. “Ai ka qenë një shef ekzekutiv model në shtetin e tij dhe me përvojën që ka po ju them se Tim Walz do të jetë gati të shërbejë që në ditën e parë”, tha ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe kandidati republikan për president Donald Trump, ka përshëndetur arritjet e kandidatit të përzgjedhur prej tij, Senatorit të Ohajos JD Vance. Por ish-presidenti kohët e fundit e minimizoi rëndësinë që ka kandidati për nënpresident. “Mendoj se është e dokumentuar mirë historikisht se nënpresidenti, për sa u përket zgjedhjeve nuk ka asnjë ndikim, praktikisht asnjë ndikim. Gjithçka ka të bëjë me kandidatin për president”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Studiuesit shpjegojnë se duke qenë se nënpresidentët veprojnë nën hijen e presidentëve, roli i tyre shpesh keqkuptohet dhe nuk vlerësohet. Megjithatë, ata janë të parët në linjën e hierarkisë nëse duhet të zëvendësohet presidenti dhe me rëndësi kritike për zbatimin e programit të partisë së tyre.

Mund t'ju interesojë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 6 orësh
Trump dhe ndihma për Ukrainën: dyshime për miliardat evropiane në telefonatën e papritur

Trump dhe ndihma për Ukrainën: dyshime për miliardat evropiane në telefonatën e papritur

Para 10 orësh
I hodhën hi mbi kokë komisionerit të BE-së, aktivistët: Ky është hiri i njerëzve që do të vr*sni me pesticide

I hodhën hi mbi kokë komisionerit të BE-së, aktivistët: Ky është hiri i njerëzve që do ...

Para 11 orësh

“Roli i tyre është që të ndihmojnë në përparimin dhe ndjekjen e politikave të presidentit si edhe për të përforcuar aftësinë e tij si udhëheqës kombëtar dhe ndërkombëtar”, thotë për Zërin e Amerikës historiani Joel Goldstein. Deri në një farë mase, zgjedhja e kandidatëve për nënpresident mund të rrisë energjinë e fushatës, thotë zoti Goldstein.

“Zgjedhja e Al Gore-t nga Bill Clinton-i në vitin 1992 ishte shumë e mirë. Kombinimi i këtyre dy kandidatëve të rinj nga Jugu, dërgoi mesazhin e ndryshimit të brezave”. Analisti e cilësoi zgjedhjen nga Senatori Republikan John McCain të Guvernatores Sarah Palin si kandidate të tij në vitin 2008, “një vendim të keq”.

“Ajo u kthye në një figurë që u vu në lojë gjatë fushatës dhe mendoj se dëmtoi kandidaturën e Senatorit McCain. Por ajo nuk ishte arsyeja se pse ai humbi”, thotë ai. Në këto zgjedhje, demokratët shpresojnë që arritjet dhe politikat ekonomike të kandidatit Tim Walz, të ndihmojnë fushatën.

“Politikat e tij pro familjes nuk janë të përqendruara tek kontrolli i abortit, por tek mbështetja ekonomike për familjet, qoftë në arsim, shëndetësi, strehim, apo punësim”, thotë sociologia Elisabeth Clemens. JD Vance do të ndihmojë në parashtrimin e ideve republikane, thotë analisti Peter Loge për Zërin e Amerikës.

“Vizioni që po paraqesin republikanët është ai i një Amerike ku dikur nëse familjet punëtore të klasës së mesme punonin shumë dhe luanin sipas rregullave, mund t’ia dilnin dhe se tani ajo Amerikë është zhdukur dhe nëse votoni për ta, ajo Amerikë do të rikthehet”, thotë Prof. Peter Loge i Universitetit George Washington. Edhe nëse kandidatët për nënpresidentë rrallë sjellin një ndryshim të madh në zgjedhje, analistët thonë se votuesit do t’i kushtojnë vëmendje mënyrës se si kandidatët në këto zgjedhje komunikojnë me elektoratin dhe sa i kuptojnë shqetësimet e tij. /VOA/

Etiketat e lidhura

Donald TrumpKamala Harris
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 6 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 7 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 8 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 8 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.