Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza satirike e Agron Gjekmarkaj: Genti, Ditmiri dhe Niko. Pse qeveria humbi me të ndriturin e karvanit

Politikë E premte, 1 Janar 2021 16:30
Analiza satirike e Agron Gjekmarkaj: Genti, Ditmiri dhe Niko. Pse qeveria humbi me të ndriturin e karvanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Gent , Ditmiri dhe Niko nuk janë tre shokë ! Dy të fundit ishin ! Tok i shihje të ecnin anes së liqenit duke djegur kaloritë e vëna nga motet e Rilindjes. Prej mimikes dukej se mendonin njesoj per Edi Ramen domethënë mirë. Kur qeshnin me hukamë gajaseshin me qyfyret qe ai dikur teksa i mbante pranë si evleter u kishte treguar! Ndersa ngrysja shpjegohej me dertet e liderit qe kjo Shqiperi jallane i falte çdo dite me moskuptime!

Genti mblodhi lodrat dhe u largua nga zyra ! Thone se ka harruar një tren elektrik me shina i cili e argetonte i falte kaq shend e lumturi me çiaf çiufin e tij te cilin here e bente vete me zerin lozonjar here mekanizmi ! Zyrtaret per te hyre prisnin qe te mbaronte udhetimi per te firmosur shkresat!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndoshta se ka harruar por e ka lenë me qellim per Olten qe ta mbaje në kujtim të tij e ta ndeze here pas here per të kujtuar procesin e integrimit sipas stacioneve! E holle kjo ! Nejse Genti erdhi e iku si meteor në qiellin plot re e bubullimë të dheut mëmë ! Paçka se i zymtë e me pikellim melankolik na fali shpesh te qeshura me zyrna ! Shkelqeu mjaftueshem po kujt t’ ja hidhte rrezet?!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Na gezoi në ditë të idhta siç qenë dy vitet e mbreterimit të tij në ministrinë e jashtme ! Personalisht sidomos ne “kronikat e veres” e kisha tejet te dashur, shkarramendeshim në muhabet e hoka ! Iku qerratai, ashtu befas siç qe ngjitja po kaq edhe rënia ! Iku pa kthyer koken pas e me vendosmeri per moskuptimin qe mori per librat e shumtë që ka lexuar ! Qeveria e Edi Rames e shquar per natyren e saj intelektuale te thelle madje ,humbi me të ndriturin e karvanit, biblioteken e cila habiti shqiptaret e ministrat e huaj ! Ahmetaj me Bracen, Alket Hyseni me Ulsi Manjen të katert eruditë të cilet nga libri vine e tek libri shkojnë po zihen për ti zënë vëndin në biseda me Kryeministrin qe per vete eshte intelektuali më i madh shqiptar i të gjitha kohrave!

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Nje gaz nopran me zu në studion e emisionit “Open” tek percillnim Gentin per në Prishtinë gjithë merzi e trandje aq sa e mira Eni Vasili me pa me habi është apo nuk është në metro ky?!! Por ishte gazi i dhimbjes i tronditjes qe shkaktoi ikja e nje personazhi te dashur nga skena! Suksese Genti , nuk ishte faji yt, ti bere sa munde e sa dite !

Te kthehemi tek Ditmiri i cili qysh kur nuk hypi ne makinen e Kryeministrit nuk pa më ditë të mirë ! Mbase nuk hypi nga frika se e ai e zbriste tek Ura e Tabakeve ! Ditëzi e therriste Doktori me parashikim kasandre !! Nuk e paskesh patur per akuzat qe i bente se i gjori Ditmir s’ pat tendera neper duar si Damjani e Ahmetaj po per fatin politik qe ja lexonte në horizont ! Berisha paskesh ndier dhimbje teksa e therriste Ditezi Ditezi!

Ja ditet e zeza erdhen një nga një ! E Rama, ketu ne Tirane per në Osbe e caktoi po në Viene se kishte çuar letren ! Pastaj kur i mori të larguarit një e nga njē sipas anektodes së fiqve ( e cila tregon per një plak që hengri fiq aq sa e mbushi kacekun plot po tepruan ende shume , ashtu i ngopur i erdhi uji i holle e nuk u shty me tutje por ujiti fiqtë, beri rruge e kur u kthye pa fiqtë, kishte uri, ky tha nuk eshte i pshurrur, dhe fap e rrasi ne goje, as ky, as ku tjetri i mbaroi te gjithë) Ditmiri mbeti i vetmi i lagur!

Pagoi çmim me gjasë se nuk u perfshi në punen e ngaterruar te shkembimit të territoreve mes Kosoves dhe Serbise! Gabim beri ! Po ky nuk është gabimi më i madh ! Teksa Elisa themeloi mitologjinë rilindase me percaktimin Skenderbe, Damiani Ismail Qemal, miku Alfred Peza me Odise , Ikonomi marke konjaku ky heshti ! Mundesinë e pat per shembull në kalanë e Shkodres mbreteruan Bushatlinjet paraardhesit e Ditmirit !

Pse ai nuk propozoi qe Rozafatit ti nderrohej emri, dhe te therrritej “Keshtjella e pamposhtur Edi Rama”? Pat disa vite kohe në qafë pastë veten ! Pasatj nuk e pa si u sollen ministrat e shkarkuar te cilet merak kishin se mos kane merzitur liderin dhe jo vetem qe nuk leshonin zukama e gugatje me insinuata , por vullnetmire e besplote kumtonin se ai eshte zemra e madhe, mendja e ndritur, i pagabueshmi ndersa ne vesi, plogeshtia , metali qe ne duart e tij behemi diamant ! E pata takuar Ditmirin nje here rastesisht në kafe , ndose beri çmos të fshihej pas jakave të setres qe re mos e shihja per ti kompromentuar biografinë!

U tregova i pashpirt ju ula ne tavoline por ndryshe nga ç’priste ai ta nxisja në qendrese nen shembullin e Kara Geges e befasova , ulu i thashe shkruaj nje leter publike ! Drejtohu si pashallaret e rrezuar Sulltanit ! Nise me frazen “une qe as per urrejtjen tende nuk jam i denje ….zemren si ta theva qe koken thefsha….si mendova qe ti mund te gabosh qe gjuha mu thafte si rërë jemeni, si u talla me Gentin kur ai ne jrahun tend dukej si Kisingeri pranë Niksonit” …. u ofrova ta ndihmojë ne lutje ndaj tij e mallkime ndaj vetes …. Por s’ ma vuri veshin ndersa sot e pashe fillikat pa Nikon tek ecte kodrave !

I vrenjtur dukej ish ministri , mbase mendonte se si Niko nuk do jete një minster leshi po Pelesh i vertete pas dy viteve e kusur reflektim mbi dinjitetin qe do te zihet me Kryeministrin per të miren e vendit, qe do ti bjere tavolines me grusht, qe do ti thote ndalu bek se ka hendek dhe ti ushtrinë shqiptare nuk e perdor dot në zgjedhje e të tjera si keto, kur befas filloi te qeshte me vete, me gjase s’po i dilte lllogaria mes personazheve!

Ja keshtu në këtë ditë të parë të vitit të ri, Genti me ikjen, Ditmiri me vetminë dhe Niko jarani me postin e ri ne menyren e tyre do të jenë të projektuar edhe tek viti i ri ! I pata thenë Ditmirit qaj here pas here ne publik, e qara të merret per mire ajo e prek liderin dhe nuk eshte çudi qe urdheron Kumbarushen , Felajn e mbase edhe Mimin qe te ti fshijne lotet para kamerave se kamera eshte gjithçka per atë!

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 2 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 10 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 10 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 11 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.