Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza satirike e Gjekmarkajt: Kronikë nga kafeneja e Parlamentit!

Politikë E enjte, 13 Qershor 2024 09:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Agron Gjekmarkaj

Salianji sot i shikonte deputetët me kersheri studimore. I ulur në qoshe të kafenesë , i therriste një nga një sidomos ata që shfaqeshin te qetë e të patrazuar. Ajo bunacë e pezmatonte, dallget i bënin derman. Secilit i ofronte shqetesimin që i mungonte.

Pas bisedave më të ai që vinte i gezuar kthehej i murretyer, paqartesia i shnderrohej ne hall, mendimi ne faj, rehatia ne vuajtje, dyshimi në bashkëudhetar, siguria behej hi e pluhur, i aferti dukej i larget. Gjithesa e bënte duke leshuar hukama gazi e kenaqesie. Atij që kerkonte faljen e keshillonte që hakmarrja është udha, kujdo që lypte gjume i jepte ilaçe pagjumesie, kush kishte etje e qeraste me kripe! Kush pyeste per receta dobesimi e mesonte qysh të shendoshej. Dike e vinte në liste lart, një tjeter e ulte poshte. Nja 20 nga të Ps-së u binden që nuk do jenë pasi u dha arsyet pse madje ju gjeti dhe zevendesuesit që të ndiheshin mirë e të motivuar në vazhdim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po ç’ ben keshtu o njeri i mirë e pyes! Eh more i uruar mu gjegj “politika është biznes konflikti” dhe vët vët i dallashonte gjërat qerrata dhe sytë i shkelqenin si një shknjalle a dreqage në agim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Doktor Tritani në intimitet me veten po gjerbte një kafe i gezuar pas marrjes së vules. Pat një ankth , mbase drojë e natyrshme gjirokastritesh se mos dikush i ulej aty. Do i duhej të hiqte një kafe plus por askush nuk e bezdisi. Në fund pagoi veç një. Me një ndjenë lehtesie na pershendeti bujarisht. Bledion Nallbati dukej si një kalores që i varej koka dhe këmbet nga boshlleku. Një pershtjellim si dron i vertitej mbi aurë. Mungesa e Mamices prej tij ishte perjetuar si qefin.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Kjo është jetë nallane e viranë shfrynte si gjyryk. Asgje nuk ja qetonte dalldinë. Çdo plagë do melhemin e vet. I thoja pi ndonjë gjë! Ai- nuk me pihet! Cimbis ndonjë gjë! Ai- nuk më hahet. Shafran me duket Bota , i zi qielli dreqer të gjithë ju bashkë rënkonte.

Gaz Bardhi Lideri në perspektive po e shihtë vënger dhe tundte koken duke thënë “ vapë ka lojtur nga fiqiri, duhet thirrur Bernard Banushi shikimet e vengerta të të cilit bëjnë esell edhe më të pirin”

Siper mbi koke na rrinte televizori prej të cilit shquhej Ermua që drejtonte me grusht të hekurt si në një luftë klasash. Një gezim i eger i rrinte mbi ballë si puçerr sa here i cungonte dikujt një të drejtë. Nuk lë rast e uruara pa deshmuar që ç’është keq mund të bëhet edhe me keq, se çfarë është mirë prishet sa hap e mbyll sytë, ndaj gezohuni asaj që kini.

Deputetet e opozites ishin të paktë. Mungesa e Kryezevendes Liderit Muli si pasojë e ndeshkimit u kishte rënë të gjithve si e dehura në stomak e krye. Ata mendonin ai kryqezohet per kauzen tone dhe ne rrime e kapardisemi si bimbasher ketu dhe kjo nuk na ka hije. Por ai si një Hyqymet zemergjërë kishtë thënë sakrifica është misioni im, rutina dhe perditshmja i juaji.

Shefe Albana dhe Shef Oerdi dukeshin hijerënde e solemn si koha në një perpjeke për të shfaqur autoritet por edhe xhentilesë të permbajtur njëkohesisht. Mos prania fizike e Kryezevendes Liderit ne , mua të parit, zevendes liderit e vegjel na shtyn në ngasje, në kaplim vesi, në yshtje dhe garë të dukuri. Ndersa e kunderta na tregon jorganin per të shtrire këmbet, tavanin ku ndalet koka dhe sensin rracional të hierarkisë.

Deputetet zengjinë kishin marrë rrugen e Gjermanisë për të parë ndeshjet ne fakiret mbeme ketu si kukudher. Toni Gogu me ndenji rëndë dhe mvrenjtej gjithnjë e më shumë që ti dilnin rrudhat në pah. Ai nuk e di që Babua i ka zët ata që kanë rrudha shumë në kokë sidomos. Suksesi qendron tek mungesa e tyre dhe të shtirurit sikur ato janë. Bela edhe pse nuk e kishte Taon në krah atë bahçevan qyfyresh dukej sikur po i shijonte shumë vetmia dhe boshatisja e pergjithshme. Me gjase po pergatitej shpirterisht per perqafimin e madh me xha Namikun në darke në 83 vjetorin e PPSH. Gjeneral Kollçaku foli por pas çdo fjalie kishte dilemen , “po pse nuk është më mirë të hesht?”! Nasipi me uroi per vulen. I thashe ta shperblefsha njësoj. Petrua nuk e humbi rastin të sillej si një debatikas i vertetë. Ismet Beqiri me sy të zgurdulluar enderronte një hije mani në Mallakaster tek degjonte kemboren e cjapit me një putir e një sy gjumë! Bujari i Lushnjes hapte me gojë dhe i kendej një shalqi ta çante vetë në mes të ares. Evis Kushi buzeqeshte në kerkim të një kauze. Olta është gjithnjë e më e lumtur në fund sesa në fillim të dites. Majkos çdo ditë që kalon i zvoglon sasinë e mendimeve. Dje gjindej pa to. Po Jorushi i Tabakeve mes unit dhe realitetit çfarë zgjedh? Dikush tha Gaz Bardhin Gaz Bardhin! Mua askush nuk me do vetem Bora çoku me hedh ndonjë shikim të dhëmshur meshire.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 2 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 14 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.