Analiza/Islami: Ja kush i fiton zgjedhjet në Dibër

Deputeti i PD-së Kastriot Islami në një analizë për zgjedhjet në Dibër parashikon fitoren me 55 për qind të kandidatit, Sherefedin Shehu. Islami e bazon projeksionin e tij në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara. Ai thotë se ndryshimi këtë herë është se nuk ka kandidat të pavarur apo të një force të tretë, ç’ka e bënë më të lehtë maksimalizimin e votave të së djathtës përballë koalicionit të majtë.

Komenti i plotë i Kastriot Islamit në Facebook:

“Nje analize dhe projeksion per zgjedhjet ne Bashkine Diber… Sherefedin Shehu, me zgjedhje te lira e te ndershme, do te fitonte me nje rezultat qe do te levizte (ne opsionin realist) ne kufijte 55 % +/-3 % te votave…

Swiss Digital Desktop Reklama

*****

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga zgjedhjet e vitit 2015 ne Bashkine Diber jane keto te dhena:

1) Kandidati i maxhorances ka fituar me 434 vota me shume…

2) Te gjithe kandidatet e tjere, pervec atyre te maxhorances dhe opozites, qe kane marre vota djathtas, kane grumbulluar 1625 vota…

3) LSI ka grumbulluar 2878 vota…

****

Ne zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 jane vetem dy kandidate, pra s’ka asnje kandidat tjeter…Llogjikisht 1625 votat e “djathta” do te duhet te ishin ne dispozicion te kandidatit Sherefedin Shehu…; ose te pakten nje pjese e konsiderueshme e tyre..

****

Marredheniet e LSI me PS duken te acaruar ne ekstrem, gje qe s’ka asnje dyshim se do te kene ndikim edhe ne zgjedhjet e 11 shtatorit 2016; per rrjedhoje kandidati i maxhorances s’do te mund te marre po aq vota nga LSI sa cka marre ne 2015; ky rezervuar votash eshte maksimalisht 2878…pra kandidati i maxhorances do te marre deri ne 2878 vota me pak….

****

Marredheniet e kandidatit aktual me ishkryetarin e Bashkise jane te acaruara, po e njejta gje thuhet edhe per marredheniet e kandidatit aktual me deputetin e PS per Dibren..kjo do te kete ndikimin e vet ne dispersimin e votave per kandidatin e maxhorances…natyrisht qe kjo madhesi duhet te sondohet…

****

Fushaten e kandidatit te maxhorances po e drejton nje i “deleguar” i Rames qe eshte “perfaqsues” i PDIU, duke krijuar tensione me socialistet, me ata qe ne 2015 kane votuar per ishkryetarin e Bashkise, me votuesit e LSI…vetem do te ndikoje ne uljen e votave te kandidatit te maxhorances…dhe rritja e votave permes ketij “mekanizmi acarues” eshte e pamundur, sidomos ne nje elektorat inteligjent si ai i Dibres….

****

Perfundimisht mund te thuhet se shanset per Sherefedin Shehun jane shume te medha per fitore; ai ka ne dispozicion ne opsionin pesimist 1625 votat e djathta dhe ne opsionin realist 4500 votat e djathta dhe ato qe do te refuzojne kandidatin e E.Rames… (pa llogaritur efektet e tjera) Dy ekstremet e arsyeshme te fitores qe mund te projektohen ne kushtet e zgjedhjeve te lira e te ndershme, pa blerje te votave dhe kercenim te votuesve, do te ishin:

A) pesimiste:

53 % per Sherefedin Shehun dhe 47 % per M. Ramen…

B)realiste:

58 % per Sherefedin Shehun dhe 42 % per M.Ramen

Ne keto projeksione nuk jane eshte marre ne konsiderate as efekti i largimit te ishkryetarit te Bashkise dhe as efekti i qeverisjes Rama vecanerisht mbi socialistet dhe votuesit e LSI qe prej nje viti…Nese do te merreshin ne konsiderate keto efekte projeksioni/rezultati do te ishte edhe me i thelle…Po ashtu edhe “problemet e brendshme” te opozites, edhe ne rastin kur ato ekzistojne jane shume te te vogla se ne 2015, pre rrjedhoje edhe ky faktor do te sillte permiresim te rezultatit…”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?