Andi Bejtja: Ç’është kjo katunari e Kryeministrit?
Nga Andi Betja/ “Ore, se nuk ndjehem mirë kur e përdor këtë fjalë po për momentin nuk gjej dot fjalë tjetër; ore po ç’është kjo katunari: Kryeministri shpall dite pushimi të hënën meqë kaloi REFORMA NË DREJTËSI!
Ku është parë kjo! Dhe mirë që nuk kaloi pa konsensus se do kishte dhënë urdhër jo për një ditë pushim, po për një javë pushim…
E tmerrshme…
Si në rastin e festës së kombetarës e tregoi që nuk është çun tirone…
Do Zoti nuk shkon më larg, e mos hipën nesër në autobus të hapur nëpër Tiranë bashkë me Lu-në, Vllahutin, Kaubojsin, Selamin e kompani, se do lëmë nam si vend…si komb …
Megjithëse, hajd mo do e bënte që do e bënte një gje pa konsensus, më mirë që bëri këtë”.
Se bashku kemi arritur te paarritshmen ne 25 vjet👍👍👍Prandaj te henen administrata pushim dhe le te jete nje fundjave e gezuar per te gjithe😀
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2016
KOHA JONË SONDAZH

