Andi Bejtja: Enver Hoxha i prishte kishat e xhamitë për ideologji, kurse Rama i prish për lekë

Placeholder Image

Analisti Andi Bejtja e krahasoi shembjen e Teatrit Kombëtar me aktet e regjimit të Enver Hoxhës. Në emisionin “Opinion”, Bejtja u shpreh se “Enveri i prishte kishat e xhamite për ideologji, Rama po i prish për lekë”.
Në vijim të argumentit të tij, Bejtja tha se ka qenë i mendimit që teatri duhej të kthehej në një plate për opozitën dhe veprimtarinë e saj.

“Opozita teatrin ta hapte në plate, të hapte partinë, të fuste figura të reja, të anëtarësonte figura të reja. Nëse mund të kem një zhgënjim me opozitën, këtë regjim nuk e krahasoj as me Enver Hoxhën, sepse nëse Hoxha prishte për ideologji, këta i prishën për lekë”, tha analisti.

SHKARKO APP