Andi Bushati tallet me Taulant Ballën: Bulevardi i Tiranës plot me agjentë te Kremlinit!

“S’po i besoj syve, bulevardi i kryeqytetit me pro amerikan ne bote i pushtuar nga agjentet e Kremlinit”- shkruan analisti Andi Bushati pas protestës së madhe të opozitës.

Me parë, direkt pas mbarimit të protestës, Taulant Balla shkroi:’“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur aq thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!”, shkruan Balla në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?