”Anëtar i një grupi kriminal”, Basha i përgjigjet Berishës: Trillime, dosja e vetme është ”Non-Grata”

Është bërë e udhës që pas takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët që mbështesin ”Foltoren”, të reagojë Lulzim Basha. Këtë herë Basha i është përgjigjur akuzës që Berisha tha në Devoll, se prokuroria e Belgjikës e ka cilësuar si anëtar të një grupi kriminal kjo për çështjen e ”Toyota Yaris”.

Në Twitter, Basha thekson se trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Berishës. Ai pranon se ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja ”non-grata” nga SHBA. ”Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”.

Postimi i plotë

”Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”,-shkruan Basha në Twitter.

SHKARKO APP