Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, betohet para Presidentit të Republikës

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit para Kryetarit të Shtetit, Sh.T.Z. Ilir Meta, të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, Altin Binaj.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit Meta se:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti i Republikës i uroi suksese dhe punë të mbarë anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në detyrën e tyre shumë të rëndësishme e me përgjegjësi të lartë.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Sh. T. Z. Gramoz Ruçi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, znj.Vitore Tusha, Avokati i Popullit, znj.Erinda Ballanca dhe drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA në Tiranë, znj.Michelle Lakomy.

SHKARKO APP