Anika Dokle, Braçes: Ju po ushqeheni me klientët e Berishës

Erion  Braçe ka debatuar ashpër sot në FB me Anika Doklen, vajzën e ish-kryetarit të Kuvendit dhe deputetit të PS-së, Namik Dokle.   Dokle, me profesion mjeke, i shkruan Braçes se këto janë çështje që i takojnë Drejtësisë dhe se socialistët po punojnë me klientelën e Berishës.   Vajza e Namik Dokles i shkruan më tej Braçes se politikisht na keni zëvendësuar me injorantë, kriminele, biznesmenë të pangopur e sa e sa të tillë.   Ironisë së deputetit socialiste se akuzat e saj nuk janë gjë tjetër “veç përgjithësime dhe fajësim kolektiv”, Anika Dokle i përgjigjet duke i thënë se janë moshatarë dhe nuk ka pse i tregon “fajin kolektiv të qëmotit” dhe e mbyll duke i thënë se “më mirë sesa Rama nuk ka kush të të informojë”.

DEBATI

Anika N. Dokle Të gjitha argumentet që ti jep, janë çështje që i takojnë Drejtësisë. Nuk mund ta zgjidhësh me politikë çështjen e krimeve të Berishës. Ju bëni tuajën! Pra, politikën. Mbahet “gjallë” Sali Berisha dhe berishizmi se ju punoni dhe drejtoni me klientelën e tij. Të tjerat/? Dokrra!

Swiss Digital Desktop Reklama

Erjon Braçe S’di të kem punë me ndonjë klient të Sali Berishës. Dokrra dhe “argumente” dhe “çështje” nuk rrinë bashkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anika N. Dokle Rrinë që ç’ke me të. Çështjet i parashton si argumente dhe kur nuk bindin shndërrohen në dokrra. Sa për klientelën, nuk më mjafton ky mjedis për t’i radhitur. Ti ndoshta nuk ke punë. Kanë shokët e tu!

Erjon Braçe Argumenti që nuk bind? Shokët e mi? Po ti ku hyn, tek shokët apo jo shokët?

Anika N. Dokle Unë jam shoku yt jo politik. Ai shok që beson tek përpjekja për t’i bërë gjërat mirë. Kaq! Politikisht na keni zëvendësuar me injorantë, kriminelë, biznesmenë të pangopur e sa e sa të tillë. I gjen këta në çdo qelizë të shoqërisë. Dhe janë pjellë e juaja, pra e politikës!

Erjon Braçe Na?

Anika N. Dokle Nana…

Erjon Braçe Kush është ky?

Anika N. Dokle  Dyfish Na.

Erjon Braçe Thashë se ishte argument!!

Anika N. Dokle Atë ta rezervoj ekskluzivisht ty.

Erjon Braçe E di këtë, po thash mos kishte gjë më shumë në anën tjetër; veç përgjithësimeve që kthejnë në fajin kolektiv të qëmotit!!

Anika N. Dokle  Mu ma tregon fajin kolektiv të qëmotit? Jam vërsnikja jote., në njëfarë kuptimi. Sa për anën tjetër, më mirë sesa Rama nuk ka kush të të informojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?