Anila Denaj: Ky udhëtim dhe kjo garë është misioni ynë i përbashkët, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë

Ky udhëtim dhe kjo garë në fushatën e sapoçelur për zgjedhjet në Parlamentin e Shqipërisë 🇦🇱 nuk është vetëm udhëtimi dhe gara ime.
Ky është udhëtimi ynë për Shqipërinë Evropiane 🇪🇺, për ëndrrën e shqiptarëve të kthyer në realitet.
🤝🏻 Ky është misioni ynë i përbashkët, dhe #bashkë do t’ia dalim ta fitojmë, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Për këtë jam besimplotë.

Shqipëria ka ndryshuar, dhe këtë e ndiejmë të gjithë, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, dhe e gjitha kjo është rezultat i vizionit të jashtëzakonshëm të Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, të cilin e falënderoj për mundësinë, mbështetjen dhe besimin për kandidimin në Qarkun e Tiranës.
Ndihem krenare për rrugëtimin dhe kontributin tim në Partinë Socialiste 🌹 dhe në qeverinë shqiptare, e cila, nën drejtimin e Kryeministrit, ka përballuar sfida të njëpasnjëshme si tërmeti dhe pandemia, dhe ka dalë më e fortë.
Përgjatë 30 ditëve të ardhshme do të jem me JU, në çdo shqetësim tuajin dhe në një bashkëbisedim të sinqertë për të ardhmen tonë, duke kërkuar edhe votëbesimin tuaj që t’ju përfaqësoj në parlamentin e ardhshëm 🗳️. Për një rrugëtim 4-vjeçar në mbrojtje të interesave tuaja, në zgjidhjen e problematikave dhe mbi të gjitha, për të çuar përpara zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit tonë evropian.
Pas një mandati 4-vjeçar në Qarkun Vlorë, për të cilin falënderoj çdo votues dhe çdo banor që shoqëroi jetën time në këto 4 vite plot emocion, tani jam në Tiranë.
Në vendin ku linda dhe jetoj me familjen time, me miqtë dhe të afërmit e mi, aty ku zemra rreh veç për të mirën dhe zhvillimin e një Kryeqyteti Evropian.
Më 11 Maj, #bashkë do të jemi krah për krah të bashkuar që Numrin 5 ta shumëfishojmë ✋ në qindra mijëra vota që do t’i japin Partisë Socialiste dhe Edi Ramës mandatin për shqiptarët dhe Shqipërinë Evropiane 🇦🇱🇪🇺.
✅🗳️ Voto Anila Denaj

SHKARKO APP