Anila Denaj: Synojmë të paktën 20 mandate në Tiranë, qytetarët të votojnë PS për të gjithë projektet e bëra
Ministrja e Bujqësisë, e cila është në listën e hapur të PS-së në qarkun Tiranë, thotë socialistët synojnë që të marrin të paktën 20 mandate në Tiranë. Denaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PS për të gjithë projektet e bëra deri më tani. ”Ne po vijojmë fushatën dhe po punojmë shumë që të marrim më shumë mandate në Tiranë. Unë jam në Tiranë, jam në listë të hapur dhe besoj të paktën 20 mandate në Tiranë dhe në të gjithë vendin midis 77 deri në 80 është rezultat i pritshëm”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Denaj u ndal edhe tek arritjet e PS-së në këto vite qeverisje si edhe tek disa projekte për të cilat ka nisur puna për realizmin e tyre. ”Në këto 12 vite janë bërë punë kolosale. Infrasktruktura është më mirë në 12 vite se ishte më para. Nuk mund të bëjmë krahasim mes 2013 dhe 2023. Kemi ende punë në proces. Kemi punë të konsoliduara me kontrata për dy porte, për aeroportin Vlorës që do të nis shumë shpejt fluturimet, tuneli që do e çojnë një dibran shumë më shpejt në shtëpi nga Tirana, pasaporta europiane.
Jemi dy vite larg konsolidimit të një procesi që janë 1 mijë ekspert që punojnë që në 2027 do të mbyllet me një konsolidim të negociatave dhe do të nis faza e marrjes së fondeve. Në momentin që je pjesë e një familje të madhe ti ke mundësi që të aksesosh fondet e tyre. Edhe në bujqësi ne kemi një pjesë të rëndësishme të fondit për të transformuar bujqësinë shqiptare, 50 milionë euro është oferta që ne mund të aksesojmë pasi të mbyllim negociatat”.
KOHA JONË SONDAZH

