”Ankesa” e Ramës në Bruksel, Bushati: Tregon një shenjë nervozizmi

Takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me Komisioneren e Bashkimit Europian krijoi një atmosferë jo pak të tensionuar në arenën politike.

Sipas Andi Bushatit, reagimi i kryeministrit Edi Ramës pasi mësoi për takimin ishte një shenjë e qartë nervozizmi ku Rama përçoi qartë mesazhin se vetëm ai mund t’i bëjë ato “maskarallëqe”, siç u shpreh dhe analisti.

”Nuk çuditem sepse në fund të fundit Komisionerja bullgare është pjesëtare e Partive Popullore Europiane dhe sado që të ketë një post zyrtar partitë simotra ja bëjnë këto qoka njëri tjetrit. Pra këtu kemi një shkelje të etikës. Një komisionere e Brukselit duket se i shkel syrin PD-së”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?