Antentati ndaj prokurorit, Amar (Dritan) Shkëmbi arrestohet në Abu Dhabi. Pritet ekstradimi
39-vjeçari Amar (Dritan) Shkëmbi, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me qëllim ekstradimi,drejt Shqipërisë. 39-vjeçari i shumëkërkuar, është pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
”Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve përmes inteligjencës informative, me qëllim lokalizimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët, për kapjen dhe arrestimin e këtyre personave, me qëllim ekstradimin, Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi/Emiratet e Bashkuara Arabe, në koordinim nga Qendra e Interpolit në Lyon, Francë, kanë shkëmbyer informacione për një shtetas shumë të kërkuar nga SPAK-u, i cili ndodhej në Emiratet e Bashkuara Arabe”,-thuhet në njoftimin për shtyp.