Anulimi i 30 qershorit. Meta: E ka vendosur Gjykata e Strasburgut, jo zgjedhje me 1 kandidat

Presidenti Ilir Meta ka nisur të dëshmojë në Komisionin Hetimor, pasi u thirr për të dhënë shpjegime lidhur me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Teksa iu referua rastit të Bullgarisë në 2015-ën, çështje që shkoi deri në Strasburg, Meta deklaroi se një proces vetëm me një kandidat është fiktiv dhe për një rast të ngjashëm Bullgaria u gjobit.

“Kuvendi e ka bërë gjykimin para nisjes së hetimit. Nuk ka hapësira për interpretime se çdo të thotë të zgjedhësh, por detyrimet që Shqipëria ka, e sqaron dallimin mes votimit dhe zgjedhjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut, Strasburgu si e vetmja gjykatë që gëzon autoritetin ekskluziv të interpretimit të neneve të kësaj konvente, në 2015 ka marrë vendim që ka ardhur si rezultat i shqyrtimit të një çështje të ngjashme kundër Bullgarisë, ku disa shtetas pretenduan shkeljen e votës së tyre dhe iu drejtuan gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimin e gjykatës evropiane të Strasburgu e drejta e votës nuk është e limituar në veprimin e zgjedhjes së një kandidati dhe hedhjen e votës në kutin ë e votimit.

Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësi që të ndikojë në formimi e organeve ligjvënesë, të thuash që zgjedh me një kandidat do të thotë se  është proces fiktiv, qytetarëve u mohohet e drejta për të zgjedhur mes disa kandidatëve. Bullgaria u dënua me gjobë.

Sipas jurisprudencës së gjykatës tonë kushtetuese, në hierarkinë ligjore këto norma të konventës europiane janë të barzavlefshme me ato të kushtetutës sonë.

Presidenti duke nxjerrë dekret për shfuqizimit e 30 qershorit ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve dhe shmangu procesin jo demokratik të votimit me një kandidat.

Së dyti: Shqipëria ka detyrime se ka marrëveshje mes stabilizim asociimi.  Është e detyrueshme për vendin se synon të çelë negociatat. Vec kushtetutës, kemi konventën, marrëveshjen stabilizim asociimi që detyrojnë presidentin që tu japë mundësinë të bëjë dallimin mes votimit dhe zgjedhjeve të lira.

Për shkak edhe të një vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kompetencat ne raport me detyrimet ndërkombëtare të Shqiëprisë e ka për detyrë edhe se qeveria që të garantojë detyrimet ndërkombëtare të republikës.

Mandati i presidentit është 5 vjet, ndërsa i qeverisë 4 vjet. shkak garantimi i detyrimeve ndërkombëtare në respekt të interesave”, tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?