Anulimi i fashës 800 KW/h, vendim i përhershëm apo i përkohshëm? Flet Belinda Balluku
Zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur gjatë edicionit të lajmeve në ”Tv Klan” në lidhje me vendimin e qeverisë për të anuluar hyrjen në fuqi të fashës 800 kilovat.
Ajo u pyet nëse vendimi është i përhershëm apo i përkohshëm. Ajo theksoi se vendimi për fashën është marrë me kohë të kufizuar, pra sipas saj, për t’u rishikuar në çdo moment që do të jetë nevojshme.
Pyetje: Ky vendim është i përhershëm apo është i përkohshëm?
Balluku: Ne nuk kemi vendosur një fashë përgjithmonë, ne kemi vendosur një fashë në një moment të vështirë, pra vinim nga periudha e verës, thatësirë ku nivelet e kaskadës kanë arritur në nivele minimale, ku importi, ju kujtoj që në ditët e fundit të gushtit çmimi në bursë ishte 1040 Euro.
Në të gjitha këto kushte dhe duke qenë të ekspozuar nga shtatori i vitit të kaluar është marrë vendimi për fashën, por është marrë me kohë të kufizuar, pra për t’u rishikuar në çdo moment që do të jetë e nevojshme.