”Anulimi i raportit të Dick Marty”, Rama në KiE: Kosova për Shqipërinë, si shpirti me trupin
Kryeministri Edi Rama, po mban fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës. Rama e quajti lidhjen mes Kosovës dhe Shqipërisë si ato mes shpirtit dhe trupit, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg të Francës.
Kreu i qeverisë po i drejtohet Këshillit të Evropës ku kërkon rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
”Të nderuar Këshilli i Evropës, të nderuar anëtarë të Asamblesë Parlamentare, ju jam shumë mirënjohjes për mundësinë që t’u drejtohem për një çështje të drejtësisë.
Unë përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur këtu për të folur kryesisht për Ksoovën, edhe pse çështja lidhjet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. Ajo që kam për të thënë lidhet me çështjen e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet, lidhet me marrëdhëniet që një vend duhet të ketë në rajon.
Të kthesh një histori konflikti me një histori bashkëpunimi kërkon besim te institucionet ndërkombëtare. Nëse institucione të tilla dështojnë të sigurojnë drejtësi dëmi është shumë i madh. Është dëm për të gjithë bashkinë tonë të popujve dhe kombeve”.