Aplikimet për drejtoritë e bashkive, Rama: Me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re në Tiranë

Disa nga bashkitë në vend kanë hapur thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre. Kryeministri Edi Rama ka një thirrje për të gjithë qytetarët që të aplikojnë me kurajo dhe besim.

Rama thekson se Vlora si bashkia që filloi e para këtë proces, është në fazën e intervistave për kandidatët e interesuar. Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është zhvilluar një model i ri organizativ për Bashkinë e Tiranës, i cili do të implementohet edhe në bashki të tjera për të forcuar qeverisjen lokale.

”Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre. Aplikoni me kurajo dhe besim”,- theksoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre. APLIKONI me kurajo dhe besim.

Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.

Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?