Aplikimet për hetuesit në FBI-në shqiptare, ambasada e SHBA: Afat deri nesër
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka bërë thirrje të interesuarve për të aplikuar në BKH të nxitojnë pasi deri nesër është afati i fundit për të dorëzuar aplikimet. Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada amerikane shkruan se për ata që përmbushin kriteret kjo është një mundësi shumë e mirë për t’ub ërë pjesë e ekipit që do të punojë nën drejtimine SPAK, që do të hetojë shkeljet penale në fushën e krimit dhe korrupsionit të organizuar, si dhe do të garantojnë një strukturë të pavaruar.
STATUSI NGA AMBASADA E SHBA
Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator. Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu: https://bit.ly/342pGTS