“Apolonia e Ilirisë”, ministri Gonxhja: Gërmimet janë përqendruar në tri zona kryesore të sitit arkeologjik
Projekti kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, po vijon në sitin arkeologjik të Apolonisë dhe këtë vit është përqendruar në tri zona kryesore të tij.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, vijon me përkushtim bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Institutit të Arkeologjisë (Akademia e Shkencave e Shqipërisë), UMR 8546 – AOrOc Paris, Shkollës Franceze të Athinës (EfA), Shkollës Franceze të Romës (EfR), Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore (Universiteti i Tiranës), IKTK-së dhe Parkut Arkeologjik Kombëtar Apolonia (nën varësinë e MEKI-t)”.
Sipas ministrit Gonxhja, programi i vitit 2025 është përqendruar në tri zona kryesore të sitit arkeologjik: Sektori i termave të periudhës romake; Porta verilindore; Linja e fortifikimit. ”Paralelisht me gërmimet, vijon puna e studimit të materialit arkeologjik dhe formimi i studentëve shqiptarë e francezë, përmes trajnimeve mbi metodologjitë bashkëkohore të dokumentimit, si dhe analizës së teknikës, stilit dhe ikonografisë së skulpturave antike. Ky vit shënon fazën e dytë të ateliesë mbi skulpturën antike, një hap i rëndësishëm në thellimin e njohurive dhe praktikave kërkimore mbi artin skulpturor të Apolonisë dhe trashëgimisë së saj unike”, thekson Gonxhja.
KOHA JONË SONDAZH

