Aqif Rakipi ”non-grata”, Basha: Rama humbi aleatin me të cilin erdhi në pushtet

Shpallja ”non-grata” e ish-deputetit socialist Aqif Rakipi, është përshëndetur edhe nga ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se kryeministri Edi Rama humbi aleatin e tij kryesor që sipas tij e solli në pushtet.

Për gazetarët në një prononcim para Kuvendit, Basha tha se ai dhe PD kanë luftuar për këtë betejë, ndërsa shtoi se ka ardhur momenti që Parlamenti t’i kthehet shqiptarëve.

”Rakipi ka blerë bota për llogari të Ramës. Kanë tjetërsuar vullnetin e popullit. Diferenca mes Edi Ramës dhe opozitës ishte e barabartë me numrin e votave që mblodhi Rakipi, për të sjell dy veta në Kuvend.

Edi Rama ka sot të gjitha arsyet të ndihet i vetëm, sepse ka humbur një partner pa të cilën nuk mund të kishte ardhur në pushtet. Dua ta përshëndes vendimin e SHBA-së, dua ti them çdo shqiptari që nuk jemi vetëm në betejën tonë që këtë parlament t’ia kthejmë qytetarëve që të kemi një qeveri që nuk është pjellë e korrupsionit, por një parlament që buron nga vota e lirë”.

SHKARKO APP