Arben Manaj: Na mbytën ambasadorët e huaj!
Ambasadorët e huaj në Tiranë sillen si rrallë në vende të tjera dhe kjo ndodh aty ku dinjiteti shteteror dhe respekti ndaj vendit dhe popullit ku akreditohen është minimal!
Ka një Konventë që është ajo e Vjenës për sjelljen dhe praktiken diplomatike në botë, e cila shkelet me kembë në Shqipëri!
Shqiptarët mund të mos jenë të pasur, por budallenj nuk janë! Se ke zgjedhin dhe ke preferojnë ata është puna jonë si shqiptare siç është e amerikanëve kur zgjedhin Trampin apo Biden, siç është e anglezëve kur zgjedhin Blerin apo Johnsonin!
Shqiptarët e Shqipërisë janë po aq të zgjuar sa edhe shqiptarët e Kosoves kur zgjodhen Kurtin herën e parë edhe kur e rizgjodhen, kur e rrëzuan me udhezime herën e dytë!
Na hapet barkun me shoë tepër të lexueshëm mbështetjesh, pasi keni humbur pikë që kur toleruat pavarësisht nga rrethanat, zgjedhje një-partiake në mes të Evropes kur nuk i toleroni në vendet nga vini!
Unë me Berishen kam një histori të vjetër hakmarrje nga ai për mua, deri në kërcënime me vdekje për punën time si gazetar i BBC në Londër!
Por nëse doni që ta hiqni qafe nga politika shqiptare, rruga që po ndiqni vetëm i shton inatin një pjese të shqiptarëve për ta ringritur nga varri politik!
Shqiptarët janë të zgjuar dhe dinë sa edhe ju që herë bëni sikur nuk i njihni disa të korruptuar të tjerë po aq ose me shumë se Berisha e njerëzit e tij, se cilët janë e ardhmja e këtij vendi.
Besojuni intuites së tyre dhe mos i ofendoni me “ndërhyrjet nga jashtë”, të cilat nuk përmbyten dot as Enver Hoxhen.
Po bëni të kundërten! Por më e rrezikshmja është se po humbni besimin e shqiptarëve tek ju se jeni të sinqertë, frymezim dhe destinacion. Shumë gjëra rikuperohen në jetë, por kur thyhet besimi asgjë nuk funksionon më pas.
KOHA JONË SONDAZH

