Arben Ristani: Kuvendi mblidhet me çdo kusht më 11 dhjetor
Sot Sali Berisha shkaktoi një tjetër debat, me dorëzimin e 4200 formularëve të firmosur nga anëtarët e PD për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. PD thotë se Berisha doli bllof, pasi ka shkelje të statutit të PD.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani thotë se Kuvendi do të mblidhet me çdo kusht më 11 janar.
“Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet me çdo kush më 11 dhjetor të këtij viti. Nuk e ndalon dot askush.
Praktika që po ndiqet është ajo që është ndjekur më herët për zgjedhjet në PD, e bërë nga Jemin Gjana.
Po ruhen të dhënat sipas ligjit të privatësisë. Nuk janë 4 mijë e 200 firma, aq ishin deri në atë moment që u dorëzuan, tani janë më shumë, do bëhen akoma më shumë”.