Arbi Mazniku tregon si është raporti i rritjes së banorëve dhe ndërtimeve në Tiranë

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku, u shpreh në emisionin “Opinion”  se aktualisht Tirana e kalon numrin e 1 milion banorëve.

Gjatë fjalës së tij, Mazniku tha se numri i metrave katrorë që ndërtohen nuk është larg me numrin e rritjes së banorëve.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Arbi Mazniku u shpreh se metri katror në Tiranë sot shitet mesatarisht 1200 Euro. Ai u shpreh se në vit totali i metrave katrorë të ndërtimit mund të shkojë deri në 850 mijë metra katrorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blendi Fevziu: Sa është Tirana sot si numër banorësh?

Swiss Digital Mobile Reklama

Arbi Mazniku: Tirana sot si numër banorësh e kalon numrin e 1 milion banorëve.

Blendi Fevziu: Bashkia e Tiranës?

Arbi Mazniku: Po.

Blendi Fevziu: Thuajse diku tek 40%-35% e popullatës së Shqipërisë.

Arbi Mazniku: Me listën e zgjedhësve mjafton të them që lista që doli javës që kaloi ka 715 mijë votues.

Blendi Fevziu: 750-850 mijë metra katrorë ndërtim në vit. Në 10 vjet i bie 8 milionë e gjysmë metra katrorë.

Arbi Mazniku: Jo, jo! Ta bëjmë llogarinë mbrapsht. 700 mijë metra ndërtim nga të cilat unë po them 550 mijë janë metra rezidenciale. Tani me 100 metra katrorë për apartament, po e bëjmë trashë llogarinë, janë 5500 apartamente. Me 3 veta për apartament janë 15 mijë, 16 mijë, 17 mijë veta. Tirana rritet normalisht 20 mijë veta në vit. Që do të thotë raporti i rritjes së banorëve të qytetit me raportin e rritjes së metrave katrorë të ndërtimit nuk është shumë larg. Duhet pasur parasysh që një ndër forcat shtytëse të mëdha të kërkesës është edhe tentativa e shumë njerëzve, shumë legjitime, për të marrë pak metra katrorë. Totali i metrave katrorë të ndërtimit shkon në nivelin 750-850 mijë metra katrorë. Këto janë të gjithë këtu, edhe objekte industriale, objekte rezidenciale, edhe objekte shërbimi, shkolla dhe të gjitha me radhë”, u shpreh Mazniku.

Po kështu debat ngjalli edhe numri i firmave që ndërtojnë.

Ndërtimet në Tiranë dhe çmimet e tyre ishte fokusi i diskutimit në emisionin “Opinion”.

Pas sqarimit të çminimeve, zv/kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku ka thënë se nga 1000 objekte në Tiranë janë vetëm 20 objekte më të larta se 12 kate.

Gjë e cila solli dhe reagimin e të ftuarve të tjerë në emision, duke kundërshtuar një shifër të tillë.

Pavarësisht këtyre reagimeve, Mazniku tha i bindur se si ndërtime me leje si pa leje, janë vetëm 20 ndërtime që e kalojnë këtë lartësi.

Arbi Mazniku: Nga 312 objekte të larta që janë objektet mbi 4 kate, në 1000, vetëm 6 përqind, ose 20 objekte janë mbi 12 kate.

Blendi Fevziu: Si qenkan 20 mbi 12 kate?! Ti po quan ato me leje. Po ato pa leje?

Arbi Mazniku: Me leje pa leje janë 20.

Blendi Fevziu: Si mo 20?!

Arbi Mazniku: Objekte mbi 12 kate janë 20 objekte dhe asnjë më shumë, asnjë më pak. Ua siguroj unë këto të dhëna, nëse do dikush t’i shikojë një për një. Dhe tjetra, mbi 292 janë objekte deri në 12 kate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?