Arbjan Mazniku drejtues politik në Elbasan, mbledh strukturat: Do marrim një rezultat edhe më të mirë

Kryesocialisti Edi Rama ia ka besuar drejtimin politik qarkut të Elbasanit për zgjedhjet në 2025, ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Maznikut. Ky i fundit sot ka zhvilluar edhe takimin e parë me strukturat. Përmes një postimi në Facebook, Mazhniku shkruan se ka si synim që të marrë një rezultat edhe më të mirë sesa ka marrë më parë PS në këtë qark.

”Në Elbasan për të marrë stafetën e drejtimit të qarkut nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, me mirënjohje për kolegun Damian Gjiknuri për punën e mrekullueshme në këtë qark në zgjedhjet e vitit 2023.

Bashkë me kolegen Bora Muzhaqi dhe Evis Kushi, deputetët dhe kryetarët e bashkive të qarkut dhe skuadrën fituese të PS të Elbasanit, jam i bindur se në pranverën e vitit të ardhshëm do të marrim një rezultat akoma më të mirë për Shqipërinë në Bashkimin Europian”.

SHKARKO APP