Arbjan Mazniku: Reforma territoriale e vitit 2015 bëri që bashkitë të mblidhnin 2.7 herë më shumë të ardhura në buxhetin e tyre
Ministri Arbjan Mazniku, shkruan në Facebook:
Reforma territoriale e vitit 2015 bëri që bashkitë të mblidhnin 2.7 herë më shumë të ardhura të veta në buxhetin e tyre📈. Ky ishte një nga sukseset e jashtëzakonshme të asaj reforme. Bashkitë më të mëdha me numër më të madh banorësh kishin performancë më të mirë në mbledhjet e të ardhurave📊. Kalimi nga 373 njësi vendore në 61, ishte gjëja e duhur pasi një territor më i madh krijon më shumë mundësi ekonomike dhe më shumë efikasitet të burimeve njerëzore për të bërë punën e tyre🏛️