Ardian Dvorani, gjyqtari pa mandat që u kushtoi shqiptarëve 13 milionë euro

Anëtari i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka shënuar një rast “sui generis” në praktikën e Gjykatës së Strasburgut, për shkak të neglizhencës së tij në shqyrtimin e një çështjeje konkrete. Në procesin “Sharxhi etj .kundër Shqipërisë”, sipas analizës së “Bold-it’, Gjykata e Strasburgut deklaron se, për herë të parë në praktikën e saj shumëvjeçare, ka pranuar të shqyrtojë një çështje, para se rasti të përfundonte në gjykatat vendase.

Dvorani relator

Në janar 2015, 19 pronarë të kompleksit rezidencial “Jon” në Vlorë ushtrojnë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me vlerën e kompensimit të prishjes së pronës së tyre, në zbatim të projektit “Lungomare”. Gjykata e nivelit më të ulët kishin caktuar rreth 3 milionë euro, si vlerë dëmshpërblimi për banorët që kishin pronat në kompleksin “Jon”, i cili u rrëzua me eksploziv nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUV) në datat 4-8 Dhjetor 2013. Banorët e dëmtuar nuk ishin dakord me vlerën e përcaktuar nga gjykata, duke kërkuar që Gjykata e Lartë të vendoste një shumë më të lartë, sipas përllogaritjeve të tyre.

Vendimi i Dvoranit

Gjyqtari Ardian Dvorani caktohet me short si relator për shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë. Menjëherë pas dorëzimit të Rekursit, Këshilli i Ministrave, i cili ishte palë e paditur në këtë proces, kërkon pezullimin e të gjithë procedurave, përfshirë shqyrtimin në themel të rastit dhe vlerën e kompensimit, të caktuar nga Gjykata e Apelit me vendin të formës së prerë. Në 15 Janar 2015, Gjykata e Lartë e pranon kërkesën për pezullim, ndërkohë që në “dosjen e çështjes nuk ka asnjë informacion se për çfarë arsyesh Këshilli i Ministrave apeloi kundër vendimit të gjykatave më të ulta dhe kërkoi një pezullim të vendimi”, konstaton kohë më vonë Gjykata e Strasburgut. Pas këtij pezullimi, gjyqtari relator Ardian Dvorani nuk ka kryer asnjë veprim tjetër me këtë dosje.

Në argumentin e saj, Qeveria i referohej faktit që Gjykata e Lartë nuk e kishte shqyrtuan padinë e banorëve të dëmtuar, për shkak se relatori Dvorani kishte sugjeruar pezullimin e çështjes dhe ndërkohë ai ishte në “fazën e studimit” të rastit. Gjykata e Strasburgu i rrëzoi këto pretendime të Qeverisë.

Madje, edhe në momentin e publikimit të këtij shkrimi, rekursi i familjarëve të kompleksit “Jon” për një dëmshpërblim më të drejtë vijon të jetë në fazën e “studimit”. Pasi banorët e dëmtuar të kompleksit rezidencial pritën më kot për rreth një vit që Gjykata e Lartë të niste shqyrtimin e rekursit të tyre, ata iu drejtuan me një padi Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (Gjykatës së Strasburgut), në janar 2016. Çështja u regjistruar me emrin “Sharxhi etj. kundër Shqipërisë”.

 

“Sjella e Gjykatës së Lartë, e pazakontë”

Gjatë shqyrtimit të rastit në Gjykatën e Strasburgut, përfaqësuesit e Shtetit Shqiptar e ngritën kazusin e tyre në faktin se kërkesa e paditësve nuk duhej pranuar, për faktin se nuk ishin ezauruar gjykatat e brendshme. Në argumentin e saj, Qeveria Shqiptare i referohej faktit që Gjykata e Lartë nuk e kishte shqyrtuan padinë e banorëve të dëmtuar, për shkak se relatori Dvorani kishte sugjeruar pezullimin e çështjes dhe ndërkohë ai ishte në “fazën e studimit” të rastit. Gjykata e Strasburgu i rrëzoi këto pretendime të Qeverisë. Gjyqtarët ndërkombëtarë konstatuan se: “Ka lindur një situatë e pazakontë dhe për këtë arsye kërkuesit kanë paraqitur kërkesa për kompensim të drejtë përpara Gjykatës, sipas nenit 41 të Konventës, edhe pse kërkesat janë pezull përpara gjykatave vendëse”. Gjykata e Strasburgut argumenton më tej se: “Çështja në fjalë nuk përkon me standardin e zakonshëm. Gjykata ka konstatuar se mjetet që kanë pasur në dispozicion ankuesit nuk janë efikase”. Në këtë mënyrë, Gjykata e Strasburgut e mori çështjen në shqyrtim, duke ngritur në mënyrë indirekte një kazus kundër gjyqtarit-relator, Ardian Dvorani, i cili haptazi nuk ka vepruar në rastin konkret. Në përfundim të procesit, Gjykata e Strasburgut u dha të drejtë paditësve, duke e rritur vlerën e kompensimit financiar nga 3 në 13 milionë euro.

Gjykata e Strasburgut e mori çështjen në shqyrtim, duke ngritur në mënyrë indirekte një kazus kundër gjyqtarit-relator, Ardian Dvorani, i cili haptazi nuk ka vepruar në rastin konkret. Në përfundim të procesit, Gjykata e Strasburgut u dha të drejtë paditësve, duke e rritur vlerën e kompensimit financiar nga 3 në 13 milionë euro.

Gjykata e Strasburgut shqyrtoi rastin dhe mori vendimin në Janar 2018, ndërkohë që në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, çështja vijon të jetë në fazë “studimi”. Ka ndodhur pikërisht ajo që Gjykata e Strasburgut e ka shkruar në vendimin e saj: “Edhe nëse ankesa në Gjykatën e Lartë do të rezultonte të kishte sukses, vendimi ishte i destinuar të mos zbatohej, duke qenë se qeveria qartazi nuk kishte treguar asnjë qëllim për të respektuar vendimet e brendshme ose qoftë edhe vendimet e saj”.

Gjyqtarët shprehin vullnetin e qeverisë

Gjykata e Strasburgut nuk e shpreh, por logjika që shoqëron vendimin krijon bindjen se gjyqtarët ndërkombëtarë kanë konstatuar vullnet të njëjtë mes qeverisë, e cila nuk ka treguar vullnet për dëmshpërblim dhe gjyqtarit Dvorani, i cili ka pezulluar të gjithë procedimet për dëmshpërblimet.

SHKARKO APP