Ardit Çela: LSI, forcë e parë në çdo qendër votimi
Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI, Ardit Çela ka zhvilluar sot takime me banorët në njësinë administrative Perondi, për të prezantuar programin e kësaj force politike.
Në një postim në Faceboo, Çela shprehet se LSI do të ketë rezultat spektakolar në këtë qark.
“Sot patëm një bashkëbisedim me banorët në njësinë administrative Perondi.
Së bashku me Ilirin, Aurelën dhe Lefterin shpalosëm programin tonë për më shumë punësim për Perondinë dhe Kuçovën.
Rezultat i padiskutueshëm për zgjedhjet e 25 prillit.
LSI forcë e parë në çdo qendër votimi.
LSI 3 deputetë në qarkun e Beratit”,- shkruan Ardit Çela në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

