Ardit Çela: Të rinumërohen votat në Berat. Vullneti i qytetarëve nuk mund të vidhen nga bandat
Drejtuesi i LSI në Berat, Ardit Çela shprehet se do të kërkojë rinumërim të votave në qarkun e Berati, ku LSI humbi mandatin për një numër shumë të vogël votash.
Në një postim në Facebook, Çela shprehet se votat dhe mandati i LSI në këtë qarku nuk mund të merret nga bandat dhe krimi.
Postimi i plotë i Ardit Çelës në Facebook
Te dashur miq,
Ne respekt te interesit tuaj mbi ecurinë e procesit të votimit, numerimit dhe rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve ne qarkun e Beratit, po ju bej me dije se rezultati i shpallur, i cili i heq mandatin Levizjes Socialiste për Integrim, nuk pasqyron realitetin dhe vullnetin e zgjedhesve te qarkut Berat.
Vjedhje e dokumentuar në kutite e mbushura nga banditet e rilindjes, te konstatuara nga grupet e numerimit dhe anetaret e KZAZ, ku paraqiten flete votimi me shume se votues, te pasqyruara ne procesverbalet perkatese.
Kutite e banditeve te rilindjes nuk mund te jene te vlefshme, nuk mund te permbysin vullnetin e zgjedhesve, e nuk mund te transferojne ne tavoline mandatin e LSI.
Mandati eshte i atyre mijera votuesve te LSI te cilet i rezistuan me karakter e fisnikeri, masakres dhe represionit elektoral te ushtruar dhunshem nga rilindja ne pushtet.
Kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Rinumerimi i qendrave te votimit do te zbuloje edhe detaje te tjera nga e gjithe kjo skeme kriminale e ushtruar ne qarkun e Beratit.
Ne ditet ne vijim do te njiheni me vjedhjen e dokumentuar!
KOHA JONË SONDAZH

