VIDEO/ Kryebashkiaku Disha: Nisin punimet për urën e dëmtuar nga reshjet e shiut në fshatin Xhyrë

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha ka bërë të ditur nisjen e punimeve për rikonstruksionin e urës në fshatin Xhyrë, në njësinë administrative Hotolisht, e cila u dëmtua si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Disha ka falënderuar Drejtorinë e Xhenios pranë Ministrisë së Mbrojtjes për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij investimi, si edhe Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, për bashkëpunimin dhe vëmendjen e treguar ndaj nevojave të komunitetit.

”Së bashku me deputetin Olsi Komici ishim sot në fshatin Xhyrë, në njësinë administrative Hotolisht, për fillimin e punimeve të urës që u dëmtua nga reshjet e shiut.
Ky investim është një ndërhyrje e domosdoshme për garantimin e sigurisë dhe përmirësimin e lidhjes për banorët e zonës. Falenderim i veçantë për Drejtorinë e Xhenios pranë Ministrisë së Mbrojtjes për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë, si edhe për Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu për bashkëpunimin dhe vëmendjen e treguar ndaj nevojave të komunitetit”,-shkruan Disha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?