
Humbja ndaj Elbasanit ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në kampin e Dinamos. Pas paraqitjes së skuadrës, presidenti Ardian Bardhi ka reaguar ashpër, duke mos i kursyer kritikat ndaj lojtarëve dhe stafit teknik.
Përmes një mesazhi drejtuar ekipit, kreu i klubit kryeqytetas e ka cilësuar paraqitjen të papranueshme, duke kërkuar më shumë karakter, sakrificë dhe dëshirë për fitore nga të gjithë pjesëtarët e skuadrës.
𝐌𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐢 𝐢 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐀𝐫𝐝𝐢𝐚𝐧 𝐁𝐚𝐫𝐝𝐡𝐢 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞𝐬 𝐩𝐚𝐬 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐦𝐞 𝐄𝐥𝐛𝐚𝐬𝐚𝐧𝐢𝐧!
“Kjo nuk është Dinamo dhe kjo paraqitje është e papranueshme! Fanella legjendare e këtij klubi kërkon sakrificë, karakter dhe uri për fitore. Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri, në klubin më korrekt, por në fushë nuk po i përgjigjeni as besimit, as sakrificës sonë. Nuk ka më justifikime! Kush nuk e ndien këtë fanellë dhe nuk jep gjithçka për të, lojtar apo pjesëtar i stafit, të largohet që nesër. Dinamo nuk mban askënd me zor!”