
Mikel Arteta dëshiron që Martin Odegaard të qëndrojë tek Arsenali për sa më shumë vite. Trajneri spanjoll e ka riafirmuar rëndësinë e kapitenit norvegjez për projektin e klubit londinez. Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në verën e vitit 2028, ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës së Odegaard nuk kanë nisur ende zyrtarisht. Chiellini refuzoi Arsenalin në moshën 16-vjeçare, një kujtesë se rrugët e transferimeve shpesh marrin kthesa të papritura, por këtë herë klubi londinez synon të sigurojë vazhdimësinë e kapitenit të tij.
Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar te skuadra, shkruan Telesport.al. I pyetur nëse dëshiron që norvegjezi të qëndrojë për një kohë të gjatë, Arteta u përgjigj prerë: “Po, patjetër që po”. Drejtuesit e klubit kanë punuar gjatë pushimit të kombëtareve për rinovimin e disa kontratave.
Odegaard, së bashku me Kai Havertz, Ben White dhe Mikel Merino, është ndër lojtarët që kanë ende marrëveshje deri në vitin 2028. Arteta e vlerësoi lart kontributin e kapitenit gjatë kohës që ai ka qenë pjesë e skuadrës. “Martin është një lojtar thelbësor për mua, klubin dhe skuadrën.
Që nga momenti kur u bashkua me ne, ka pasur një rritje të vazhdueshme, me periudha të jashtëzakonshme qëndrueshmërie dhe magjie, por edhe disa momente më të vështira. Rëndësia e tij për atë që po ndërtojmë është thelbësore”, deklaroi trajneri spanjoll. Sipas tij, norvegjezi ka treguar përparim të vazhdueshëm që kur u transferua në Londër.
Arteta e cilësoi rëndësinë e 26-vjeçarit si thelbësore për projektin që po ndërton klubi. Kontrata e mesfushorit me Arsenalin vazhdon deri në vitin 2028. Palët nuk kanë nisur ende bisedimet formale për një marrëveshje të re.
