Argita Berisha reagon ndaj Baton Haxhiut

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas një deklarate të gazetarit Baton Haxhiu, i cili e akuzoi atë dhe vëllain e saj, Shkëlzen Berishën, për korrupsion gjatë kohës kur babai i tyre ishte në krye të qeverisë.

Në një deklaratë publike, Malltezi hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “gënjeshtra të pabaza” dhe një “shërbim të radhës ndaj Edi Ramës”.

Malltezi e akuzon Haxhiun se përdor akuza të pabazuara, pa asnjë provë konkrete, duke nënvizuar se ai nuk përmendi asnjë rast specifik të korrupsionit për të cilin pretendon.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I them z. Haxhiu të vijojë bisedat e tij me zogjtë dhe të mbledhë prova për t’i paraqitur në gjykatë, ku do të ftohet të provojë deklaratat e tij, sa senile po aq edhe të pabaza,” theksoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo shkon më tej, duke e cilësuar Baton Haxhiun si pjesë të një “fenomeni gjobëvënieje” bashkë me emra të tjerë mediatikë, të cilët, sipas saj, janë të lidhur ngushtë me qeverinë dhe përfitojnë nga paratë publike për të mbuluar krimet e saj’ shkruan ndër të tjera Argita Malltezi.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë tensionesh të shtuara politike dhe hetimesh të vazhdueshme për çështje të korrupsionit që përfshijnë figura të larta publike në Shqipëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?