Arian Çani: Pjesëmarrja masive në votime, shenjë e keqe për qeverinë

Gazetari Arian Çani thotë se pjesëmarrja masive e qytetarëve në votime, që në orët e para të mëngjesit, është shenjë e keqe për qeverinë.

“Radhe te gjata pa fund neper qendrat e votimit gjithandej «për shkak te kovidit »… shenjë e keqe shume per ata qe duan rotacionin. Parashikoj mijëra e mijëra vete qe nuk do arrijne dot te votojne. Qindra e qindra te tjere do lodhen dhe do kthehen pa votuar. Shenje e keqe shumë”,- shkruan Arian Çani në një postim në rrjetet sociale.

I ftuar në studion e Klan News, Çani argumentoi me shifra se nëse numri i votuesve i kalon 1 milion e 600 mijë persona, atëherë fitorja e opozitës është e sigurt.  “Teorikisht duhet të jetë në favor të rotacionit. Pjesëmarrja e madhe favorizon gjithmonë sfidantët e pushtetit dhe jo pushtetin vetë. Kjo është teorikisht, por asgjë nuk është e sigurt. Nëse kjo konsiderohet e lartë si përqindje dhe nëse do rritet akoma dhe më shumë, normalisht shenjat janë që do kemi rotacion. Me aq sa kam punuar këto ditë dhe sidomos sot, shifrat për t’i bërë më të tjeshta për publikun, nëse në fund të ditës së sotme ne marrim vesh që numri i pjesëmarrësve në votim nuk do jetë më shumë 1 milionë e 400 mijë shqiptarë, favorizon mazhorancën. Nëse ky numër do rritet, me një rritje 250-300 mijë. Pra nëse do mbërrinte numri në mbi 1 milionë e 600 votues, specialistët e zgjedhjeve thonë që fitorja e opozitës është e ngushtë, por e sigurt”, deklaroi Çani.

Lexoni edhe….

SHKARKO APP