Arian Çani: Tahiri të tregojë se kush në PS do t’i bëjë gropën. Të tregojë provën që ka fshehur ose do ketë fund të tmerrshëm

Gazetari Arian Çani shprehet se pas vendimit për rigjykimin e Saimir Tahirit është koha që ish-ministri të tregojë se kush brenda partisë së tij po kërkon ta shkatërrojë.

Në një postim në Twitter, Çani flet për një provë të fortë që Tahiri e ka depozituar diku. Gazetari i njohur shton se është koha që ish-ministri i Brendshëm të flasë ose do të ketë një fund të tmerrshëm.

“Koha që Sajme Tahiri të tregojë kush nga partia e tij kërkon t’i bëjë gropën me patjetër. Para dy vitesh, ai e dinte dhe e ka depozituar provën diku. Koha urgjent për t’ia thënë dhe publikut. Nëse nuk e bën, atëherë fundi i tij do të jetë i tmerrshëm”,- deklaron Arian Çani.

https://arkiva.kohajone.com/saimir-tahiri-zvarritja-e-gjyqit-eshte-padrejtesi-nuk-kam-bere-kurre-asnje-faj/

SHKARKO APP