Arjan Çani: Protesta ka vlerë nëse vijon papushim, ndryshe është harxhim energjie!

Arjan Çani ka folur për protestën e opozitës që do të zhvillohet në 12 nëntor.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani deklaroi se protesta është harxhim i kotë energjie, por mund të ketë vlerë nëse qytetarët do të qëndrojnë dhe nuk largohen nga sheshi.

“Unë në parim jam kundër protestave që organizojnë partitë politike. Partitë politike kur bëjnë marshim, manifestim, është një tjetër qasje. Nuk bëjne protesta. Kjo ka qenë bindja ime gjithmonë, ëshë energji e harxhuar dëm. I vetmi rast kur do të kishte vlerë, është nëse ajo do të ishte papushim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse arrin një parti të bëjë protesta që vazhdojnë papushim, pa orar, të jetë një gjë që kemi parë në disa vende. Pse nuk dalin njerëzit? Unë mendoj që nuk ju ka shkuar thika akoma në palcë. Është kaq e thjeshtë. Në 97’ njerëzit u ngritën sepse humbën gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë rast, fol sa të duash për afera, njerëzit nuk i kuptpjnë fare këto shifra. Në një vend si Shqipëria, që është regjim hibrid, ku normalisht Edi Rama, po të isha në vend të atij, do të përgatisja edhe popullin për tu bërë mbret.

Në një vend si Shqipëria, ti ke një kryeministër që vuan nga sindroma e Zeusit. Nuk ka lidhje me tokësorët ai.

Nuk i kupton fare dhe nuk ka faj…”, deklaroi Çani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?